Studimet e deritanishme në fushën e nutricionit kanë treguar se bakteret që ndodhen në stomak luajnë një rol kryesor në ndikimin që ka mishi i kuq në prekjen nga sëmundjet e zemrës.
Bakteret e sistemit tretës arrijnë të prodhojnë një substancë që quhet trimethlainë kur stomaku tret disa nga përbërësit e mishit të kuq. Është vërtetuar se nivele të larta të kësaj substance në organizëm mund të luajnë një rol të rëndësishëm në parashikimin e prekjes nga sëmundjet e zemrës.
Më shumë mish të kuq
Studimet më të fundit tregojnë se persona që konsumojnë sasi të larta të mishit të kuq kishin nivele më të larta të kësaj substance.
Por veshkat e tyre gjithashtu nuk arrinin ta eliminonin këtë substancë nga trupi. Ndërsa personat që konsumonin një dietë me mish të bardhë dhe të pasur me perime dhe fruta, arrinin ta eliminonin më shpejt këtë substancë nga trupi. Gjithsesi është vërtetuar se në momentin që njerëzit që konsumojnë shumë mish të kuq, e reduktojnë apo e ndalojnë ngrënien e tij, arrijnë të ekuilibrojnë përsëri nivelet e substancës së lartpërmendur.
Kjo tregoi se nivelet e trimethlainës janë të rregullueshme dhe mund të normalizohen përmes dietës për 3-4 javë.
Kjo do të thotë që mund të eliminojmë rrezikun e sëmundjeve të zemrës duke rregulluar mënyrën se si ushqehemi.
Stili i jetesës dhe mënyra e të ushqyerit janë të rëndësishme për një shëndet të mirë të sistemit karsiovaskular. Studimet në lidhje me trimethlainën treguan se nëse arrihet të balancohet prodhimi dhe eliminimi i kësaj substance mund të parandaloni sëmundjet e zemrës. Tanimë studimet po synojnë të gjejnë mënyrën se si bakteret e stomakut e prodhojnë këtë substancë.
Qëllimi i tyre kryesor është të gjejnë një mënyrë që ta ndalojnë prodhimin e saj, me qëllim që rreziku ndaj sëmundjeve të zemrës të ulet edhe më shumë.