Arjan Tase, ish-shefi i komisariatit të Himarës, është marrë i pandehur për vrasjen e Jonada Avdiaj, vajzës 7-vjeçare që humbi jetën tragjikisht në 2 gusht 2022, në plazhin e Potamit.
Prokuroria e Vlorës ka mbyllur hetimet e ka ngritur akuzën e “Vrasjes së kryer në formën e dashjes indirekte” për Arjan Tasen.
Sipas dosjes hetimore, Tase teksa drejtonte një gomone në një zonë detare të ndaluar dhe e destinuar për pushues, ka goditur me helikat e motorëve vajzën e mitur, Jonada Avdia, duke i shkaktuar kështu vdekjen e menjëhershme.
Gjatë fazës së komunikimit të akuzës punonjësi i policisë Arjan Tase, ka pranuar autorësinë e krimit, duke u kërkuar falje familjarëve të së miturës.
Pritet që në ditët në vijim, dosja penale t’i nënshtrohet gjykimit në seancë paraprake, ku do të kontrollohen veprimet hetimore të kryera nga prokuroria e Vlorës.