Këtë mëngjes raportohet se në orët e para të ditës së sotme është djegur sërish lokali i Noizyt në zonën e Currilave në Durrës.
Kjo është hera e dytë që lokalit të këngëtarit i vihet zjarri brenda një muaji. Policia ka arritur që të arrestojë autorin e dyshuar të zjarrvënies 26-vjeçarin Eraldo Musteqja. Ky i fundit është kushëriri i Rigels Rajkut.
Eraldo Musteqja ka qenë autori i cili i ka vendosur sërish zjarrin lokalit të Noizyt më datë 11 qershor të këtij viti dhe më datë 10 qershor i ka vendosur zjarrin derës së jashtme të banesës së gjyshes së Noiyzit.
Në momentin e arrestimit, 26-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një thikë. Ende nuk dihet se cilat kanë qenë arsyet që kanë shtyrë autorin që të kryejë tre herë të njëjtin akt. Policia po heton në lidhje me ngjarjen.