Studentët e Universitetit të Mjekësisë në Tiranë kanë marshuar drejt Ministrisë së Shëndetësisë, për të kundërshtuar propozimin e qeverisë për punësimin e tyre deri pas përfundimit të studimeve në Shqipëri.
Studentët kërkojnë që ministria dhe rektorati të rrëzojnë idenë e ngritur dhe t’i japin liri të zgjedhin të punojnë ku të dëshirojnë, pa detyrim.
Ministria e Shëndetësisë dhe qeveria propozuan një plan për punësimin me detyrim për të sapo diplomuarit e mjekësisë për një periudhë 3-vjeçare ose pagesën e tarifës prej 5000 euro për vit akademik.
Propozimi erdhi pas numrit në rritje të studentëve të Mjekësisë që zgjidhnin të largoheshin nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së, kryesisht drejt Gjermanisë.