Është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimin drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pjesëtar i një grupi kriminal me aktivitet trafikimin e narkotikëve.
I arrestuari 26 vjeç është arrestuar në një lokal në rrugën “Medar Shtylla”.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 14.05.2021 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja ne grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.