E dashura e futbollistit Gerard Pique, Clara Chia u fotografua ditën e djeshme në Barcelonë, pasi i dashuri i saj shkoi në Miami për të kaluar pushimet verore me djemtë e tij. Mediat kanë arritur të zbulojnë se çifti po planifikon të shpallë fejesën në ditët në vijim, burimet e afërta me ta shprehen se ata do t’i vendosin një emër lidhjes së tyre me datë 24 qershor.
Clara Chia dhe Gerard zbuluan publikisht romancën e tyre vitin e kaluar pas ndarjes së futbollistit nga Shakira.
Shakira është nëna e fëmijëve Milan 10 vjeç dhe Sasha 8 të cilët i ka nga martesa e saj me Pique.