Astrologët kanë arritur në përfundimin se gratë më të vështira për të kaluar jetën u përkasin dy shenjave të horoskopit. Vlerësimet si bashkëshortet më të këqija, vijojnë sipas kësaj radhe:
Ujori:
Ajo mund të jetë një grua aq e shkëlqyer sa të duket joreale. Gruaja e Ujorit – një grua pothuajse mitike, heroina e ëndrrave të burrave: përgjithmonë e bukur, pozitive dhe e dashur. Ajo do të jetojë gjithmonë e kënaqur dhe e lumtur pranë burrit të saj.
Ajo kurrë nuk do të jetojë vetëm me të për arsye të gabuara. Nëse jeni duke u takuar me një grua Ujori dhe nuk jeni martuar ende me të, ndoshta nuk dini të vlerësoni gjërat e duhura, transmeton Telegrafi.
Dashi:
Një grua Dash është kokëfortë, por vetëm njerëzit që janë të martuar me të e dinë se kanë një thesar të vërtetë pranë tyre.
Po, mund të jetë kokëfortë, por kjo “e metë” e saj nuk bie në sy në detin e cilësive të tjera që e bëjnë një grua të shkëlqyer. Ajo gjithmonë do të përpiqet të jetë e bukur, të duket e bukur. Në të njëjtën kohë, ajo do të kujdeset në mënyrë perfekte për shtëpinë, familjen, burrin, fëmijët… Dhe po, do të ketë kohë për gjithçka.