Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka hedhur akuza të rënda ndaj Albin Kurtit dhe ndërkombëtarëve gjatë një konference të jashtëzakonshme për media, ku ka folur për situatën e krijuar në Veri.
Vuçiç hodhi një seri kritikash ndaj Misionit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) të cilët i quajti “gënjeshtarë”.
“EULEX na thotë ‘po e vëzhgojmë nga afër’. Ju gënjeshtarë, e vetmja gjë që ju doni të ‘vëzhgoni nga afër’ është dëbimi i serbëve”, – ka thënë ai.
“Kurti ka krijuar një situatë kriminale ku keqtrajton të gjithë qytetarët e nacionalitetit serb. Mendoja se po e bënte vetëm, por tani e di që e ka mbështetjen e disa vendeve perëndimore”, – ka thënë mes të tjerash ai.