Të humbasësh kilogramët e tepërt është një sfidë që shpesh na lodh dhe na bën të ndjehemi të demotivuar. Sidomos kur bëhet fjalë për dhjamin në zonën e barkut. Megjithatë, ekspertët kanë një përgjigje për për të gjithë ata që duan të heqin dhjamin e tepërt nga zona e barkut.
Më poshtë, keni disa sugjerime se si mund të eliminoni dhjamin e tepërt nga barku.
Eleminoni sheqerin
Këshilla e parë nis nga ushqimi dhe tek ushqimet që ju shëndoshin më shumë. Sheqeri apo çdo recetë që e përmban këtë përbërës nuk duhet të jetë pjesë e dietës tuaj. Një studim tregon se sheqeri i shtuar përveçse ju shëndosh është dhe shumë i dëmshëm për organizmin dhe metabolizmin tuaj. Kur konsumoni shumë sheqer mëlçia furnizohet me shumë fruktozë e cila më pas kthehet në dhjam.
Hani më shumë proteina
Proteinat ju ndihmojnë të rrisni muskuj të shëndetshëm ndaj është mirë t’i kosnumoni në çdo kohë. Ato njihen si një nga makronutrientët më të rëndësishëm për të humbur në peshë.
Proteinat mund ta ndalojnë ndjenjës e urisë me 60% dhe ju ndihmojnë të digjni më shumë kalori e të qëndroni më gjatë të ngopur gjatë një dite.
Ato janë efikase sidomos për të eleminuar dhajmin në zonën e barkut ndaj mundohuni të konsumoni më shumë vezë, peshq, bushtajorë, arra, mish dhe bulmet.
Më pak karbohidrate
Konsumimi i më pak karbohidrateve është rruga më efektive drejt largimit të dhjamit. Pra evitoni karbohidratet e përpunuara si sheqeri, karamelet dhe buka e bardhë. ‘Nëse keni si qëllim të humbisni shpejt kilogramët e tepërt, ekspertët këshillojnë të konsumoni vetëm 50 gramë karbohidrate në ditë.
Ushtrohuni
Ushtrimet janë çelësi i një trupi të shëndetshëm e në formë ndaj nuk mund t’i lini mënjanë kurrësesi. Sidomos për zonën e barkut do ju duhet të ushtroheni në mënyrë intensive për të humbur të gjithë kilogramët e tepërt.
Në ndryshim nga stërvitja me peshë të rënda, ajo çfarë ju ndihmon në këtë rast janë ushtrimet aerobike, vrapi, noti apo ecja e shpejtë.