Ish-banori i “Big Brother Vip 1”, Kledi Hysa ka rrëfyer se si nisi lidhja e tij e dashurisë me këngëtaren Evi Reçi.
Kledi ishte i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”ku tregoi se njohja me Evin u bë në një darkë. Kledi tregoi se Evi i dha një ndjesi pozitive dhe si dy persona që kishin jetuar jashtë Shqipërisë, ndanin mendime të njëjta.
I pyetur se çfarë i pëlqeu më shumë tek Evi, Kledi vlerësoi pamjen e parë.
”Sapo kisha dalë nga Big Brotheri dhe kisha shumë kohë që po meresha më shumë me veten. Njohja me Evin nisi në darkën e Eraldos, por vazhdoi më vonë. Evi kishte diçka që ishte si një lloj shkarkim për mua, kur ishte prezente më jepte një pozitivitet që unë kërkoja. Evi kishte jetuar jashtë dhe kishte mendimin krejt dryshe ndërkohë kishte tre vite që jetonte në Shqipëri dhe unë sapo kisha hyrë në Shqipëri. Kishte një pastërti shumë miqësore që më ndihmonte dhe më bëri shumë për vete me dashurië dhe respektin që kishte ndaj njerëzve.
E njihja më përpara si këngëtare, madje më surprizoi kur e pashë ngaqë ka pasur kohë që nuk e shihja në skenë. Më ka pëlqyer shumë mizika që bënte sepse ishte ndryshe komplet. Çfarë më pëlqeu më shumë tek Evi nuk ishte në pamjen e parë, por ishte e dyta dhe e treta që më bëri edhe më shumë. Deri sot Evi ka gjithmonë sjell diçka për të dhënë”, tha Hysa.