Prokuroria e Posaçme mësohet se ka lëshuar 18 urdhër-arreste për disa persona. Raportohet se bëhet fjalë për persona të dyshuar si pjesëtarë të një grupi kriminal.
Të arrestuarit me urdhër të SPAK akuzohen për: “pastrim parash”, “ushtrim pa licencë i veprimtarisë bankare”, “kontrabandë me mallra të tjera”, “mos deklarim në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, “grup i strukturuar kriminal”, “kryerje veprash nga organizata kriminale”.
Mes të arrestuarve raportohet se ka edhe punonjës policie. Burime bëjnë me dije se është ekzekutuar edhe një urdhër ndalimi për ish-shoferin e Ardi Veliut.
Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK.