Rita Ora dhe regjisori Taika Waititi po shijojnë një histori të bukur dashurie krah njëri-tjetrit dhe për këtë kujdesën që t’ia thonë gjithë botës. Regjisori ka zbuluar së fundmi në një intervistë për ‘Vogue’ se si është të kesh për krah një grua si Rita Ora.
“Me egoizëm, unë kam një kosovare krah meje. Dhe ju nuk mund të ngatërroheni me këta njerëz. Unë kam një gangstere të vogël që më mbështet, gjë që është vërtet fantastike për mua. Sinqerisht, për mua, është si mikesha ime më e mirë që më ka mbështetur gjithmonë dhe, një person me të cilin më intereson, të mos bëj asgjë tjetër përveçse të shoqërohem me atë.”-ka thënë regjisori.
Nga ana tjetër, me të njëjtat superlativa ka folur edhe Rita për bashkëshortin e saj.
“Ndihet e sigurt, kjo është ajo që më pëlqen. Dhe kjo është fjala ime e preferuar. Unë mendoj se në jetë thjesht dëshiron të ndihesh rehat dhe dëshiron të ndihesh i sigurt me atë që po bën, dhe ke dikë që të lartëson dhe të bën versionin më të mirë të vetes. Kjo është gjithçka që mund të kërkoni. Ndihem e qetë, ndihem e sigurt dhe ndihem mirë”, ka thënë Rita Ora.