Ndonëse Big Brother ka mbaruar, ish banorët vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe interesante për t’u parë se si marrëdhënia e tyre ka vijuar përtej shtëpisë.
Një ndër raportet që ka ngjallur shumë kërshëri për publikun është ajo mes Jori Dellit dhe Kiara Titos.
Kjo pasi vetë Jori Delli ka thënë se nuk ka pasur kontakte me Kiarën.
“Me Kiarën le të themi që është një marrëdhënie neutrale. Nuk ka ndodhur asnjë gjë, jashtë ajo ka shumë presion nga publiku dhe besoj se nuk ka shumë kohë të ketë marrëdhënie me mua. I kemi dhënë nja dy-tre mesazhe në Instagram njëra-tjetrës. Mu përgjigj një çikë vonë, por mu përgjigj.”-deklaroi ajo në një intervistë.
Mirëpo, gjërat duket se kanë ndryshuar. Duket se vajzat duket se kanë rregulluar marrëdhëniet. Kjo pasi tani po kalojnë edhe një tjetër eksperiencë së bashku, në “Kepin e Vip-ave”, ku Kiara është moderatore dhe modelja pjesëmarrëse.
Ka qenë kjo e fundit që ka publikuar një foto së bashku, ku duken të buzëqeshura.