Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Librazhd-Përrenjas në afërsi të fshatit Qukës.
Nga raportimet paraprake, dyshohet se një automjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një makinë tjetër. Bëhet me dije se si pasojë e aksidentit janë dy të plagosur. Mësohet se gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e rëndë për pasojë janë dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, teksa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur të plotë aksidentin.