Alfons Kola, 33-vjeçari është shqiptari i vrarë me thikë jashtë një lokali në Calcinato të Breshias. Ngjarja ndodhi afër Breshias. Ai kishte mbërritur në spital në kushte të rënda dhe nuk mundi të mbijetonte, pavarësisht se i ishte nënshtruar një operacioni delikat. Në lidhje me vrasjen është arrestuar shqiptari Petrit Gegën, 52 vjeç.
Mësohet se viktima Alfons Kola ashtu edhe autori Petrit Gega janë nga fshati ‘Kallmet i Vogël’ i Lezhës. Banesat e tyre në këtë fshat janë vetëm pak metra larg njëra-tjetrës. Sipas banorëve familjet kanë pasur marrëdhënie shumë të mira me njëra-tjetren dhe janë të tronditur nga kjo ngjarje.