Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj. Nga “arrest në shtëpi” ai është lënë në “detyrim për paraqitje”. Vendimi është marrë ditën e sotme, ku Gjokutaj akuzohet për “shpërdorim detyre” lidhur me procedurat e kompensimit të një prone në vlerën e rreth 1.2 milion euro në Tiranë.
Ai u shtrua në spital për shkak të problemeve shëndetësore dhe aty u njoh me masës e sigurisë. Për këtë arsye Apeli i Tiranës i ndryshoi masën në “arrest shtëpie”, e ndërsa tashmë është lënë detyrim paraqitje.
Ndërkohë që në arrest shtëpie vijojnë të qëndrojnë Alban Ruli, përmbarues privat dhe Fatmir Hoxha, drejtor juridik në Ministrinë e Financave.