Kryebashkiaku i sapo zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg që prej datës 12 maj pasi akuzohet se ishte duke blerë vota, është shtruar në spitalin e burgut. Bëhet me dije se Fredi Beleri ndodhet në spital prej 4 ditësh, pasi ka shfaqur probleme me zemrën.
Së fundmi Apeli i Përgjithshëm në Tiranë nuk e ka shqyrtuar kërkesën e Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit për të konsideruar si të paligjshëm arrestimin e tyre nga policia e Vlorës dhe ndryshimin e masës së sigurisë të marrë nga Gjykata e shkallës së parë Vlorë.
Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm ia kaloi çështjen për kompetencë Gjykatës së Posaçme.