Interi fitoi Kupën e Italisë për herë të dytë radhazi e për herë të nëntë herë në historinë e tij. Zikaltrit mundën Fiorentinën 2-1 me përmbysje në ndeshjen e luajtur në “Olimpiko” të Romës.
Nisja ishte e keqe për ekipin e Simone Inzagit që e gjeti veten në disavantazh pas tre minutash lojë. Niko Gonzales shënoi gol për vjollcët.
15 minutat në vazhdim ishin të vështira për Interin, që më pas mori ndeshjen nën kontroll. Në minutën e 29, Lautaro Martinez realizoi golin e barazimit. Tetë minuta më pas ai shënoi golin e avantazhit.
Pjesa e dytë ishte e luftuar dhe me raste për të dyja ekipet, por zikaltrit ruajtën portën e paprekur dhe ngritën trofeun. Në përfundim të sfidës, trajneri Simone Inzagi shprehu kënaqësinë për suksesin e arritur.
‘Jam i lumtur sepse fituam një kupë që e dëshironim, donim të rikonfirmonim veten pas vitit të kaluar. Ne ishim mirë, djemtë ishin në formë! Duam të luajmë gjithçka e sa më mire! Kemi të sfidat e fundit në kampionat dhe më pas finalen në Stamboll. Duam të vazhdojmë kështu’, u shpreh trajneri Simone Inzaghi.
Ndërsa trajneri i Fiorentinës, Vinçenco Italiano tha se skuadra e nisi mirë, por gaboi në golin e parë. Sipas tij, diferencën e bëri Lautaro që shpiku golin e avantazhit.