As 15 muaj pas fillimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, shërbimi sekret gjerman BND nuk ka asnjë tregues se është i mundur destabilizimi i regjimit të presidentit rus Vladimir Putin.
Kreu i BND-së Bruno Kahl thekson se, pavarësisht kritikave individuale, si ajo që lidhet me dërgimin tepër të ngadaltë të municioneve, nuk ka indikacione se sistemi në Kremlin është tronditur apo se mund të bjerë, transmeton agjencia dpa.
Ai vuri në dukje se megjithatë, rënia e regjimit nuk mund të përjashtohet plotësisht.
“Rusia është ende në gjendje të zhvillojë një luftë afatgjatë, veçanërisht pasi ka rekrutuar ushtarë të rinj dhe ka siguruar armët dhe municionet e nevojshme”, tha Kahl në Akademinë Federale për Politikat e Sigurisë (BAKS) në Berlin.
Për shkak të gjithë kësaj, ai beson se nuk bëhet fjalë për dobësitë e ushtrisë ruse ose se aktivitetet e saj mund të pezullohen.
Ai shton se ka ende pika të dobëta dhe surpriza të mundshme sa i përket kapaciteteve të forcave të armatosura.
Ai paralajmëroi se Putini mund të ketë sukses me strategjinë e tij për t’u mbështetur në kohë si faktor dhe masë e forcave, nëse Perëndimi nuk e mbështet sa duhet Ukrainën dhe nuk organizon rezistencë.
Kahl vuri në dukje se afërsisht 14 ditë para fillimit të luftës, BND identifikoi fenomene që nuk mund të interpretoheshin ndryshe përveç se Rusia do të fillonte një luftë kundër Ukrainës.
Kahl i hodhi poshtë si të pajustifikuara kritikat se shërbimet sekrete të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe e dinin shumë përpara BND-së se lufta do të shpërthente.
Ai shpjegoi se këto shërbime parashikonin probabilitetin e shpërthimit të luftës në bazë të disa kritereve dhe tendencave që kishin vërejtur.
“Për BND-në, fakti që Putini është përfundimisht ai që merr vendimin ishte i rëndësishëm dhe për të ky vendim varej nga shumë gjëra”, theksoi Kahl.