Sipas ekspertëve, janë tre gjëra që femrat duhet të shmangin pas marrëdhënieve seksuale për të ruajtur higjienën e zonës së ndjeshme.
Mos u lani me lëng pastrimi antiseptik
Larja pas marrëdhënieve seksuale është e detyrueshme, por lëngu pastrues antiseptik nuk është i nevojshëm siç shpjegojnë ekspertët. Mund të tingëllojë paradoksale, por larja me lëng antiseptik në zona të ndjeshme mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi, pasi ka të ngjarë të shkaktojë një reaksion alergjik. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme të siguroheni që uji që përdorni është absolutisht i pastër. “Nëse nuk mund ta pini, nuk mund ta përdorni as për t’u larë pas seksit”, thonë ekspertët.
Mos e neglizhoni shkuarjen në tualet.
Urinimi pas seksit rekomandohet për të reduktuar rrezikun e infeksioneve. Siç theksojnë shkencëtarët, gjatë seksit bakteret e ndryshme që qarkullojnë në trup shkojnë në fshikëzën e urinës, duke bërë që rreziku i infektimit atje pas seksit të jetë më i madh. Megjithatë, nuk është e nevojshme të nxitoni në tualet menjëherë pas marrëdhënies. Mos u ndjeni në presion për kohën. Mirëpo, nga ana tjetër, mos lejoni që koha të kalojë dhe të bini në gjumë duke e lënë këtë lëvizje të rëndësishme për mëngjes, sepse mund të rezultojë një gabim i madh.
Mos u lani me partnerin
Një banjë romantike me flluska mund të tingëllojë perfekte pas seksit, por e njëjta gjë nuk është e vërtetë për pjesët e ndjeshme të trupit të një femre. Të lahesh me partnerin në vaskë të nxehtë do të thotë që po e ekspozoni veten ndaj baktereve.