Megjithë besimin e përhapur se gratë jetojnë më gjatë se burrat, një përqindje e konsiderueshme e burrave kanë një probabilitet shumë të lartë për të mbijetuar sesa gratë, gjë që kryesisht ka të bëjë me burrat e martuar dhe ata me arsim të lartë.
Sipas kërkimeve të reja shkencore ndërkombëtare, dallimet (në favor të grave) në jetëgjatësinë mes gjinive tregojnë se në fakt një pjesë e konsiderueshme e meshkujve, në varësi të kontinentit dhe periudhës kohore, jetojnë më gjatë se femrat.
Studiuesit nga Danimarka ekzaminuan të dhënat mbi jetëgjatësinë e burrave dhe grave në 199 vende për pothuajse 200 vjet. Ata arritën në përfundimin se burrat kanë një probabilitet më të lartë për të mbijetuar se sa gratë, veçanërisht ata që janë të martuar ose kanë një diplomë.
Ekspertët thanë se burrat që kanë nivele të ulëta arsimore dhe nuk janë të martuar kanë një shans veçanërisht të ulët për të mbijetuar sesa gratë. Sigurisht, jetëgjatësia ndikohet nga një mori gjërash, duke përfshirë faktorët mjedisorë, biologjikë dhe të sjelljes.
Kjo mund të jetë për shkak të asaj që është vërtetuar nga hulumtimet e mëparshme, se jeta e burrave përmirësohet kur martohen. Ata që janë të martuar kanë nivele më të ulëta stresi dhe më pak sëmundje të lidhura me stresin.