Një i ri është plagosur me armë zjarri në orët e para te mëngjesit në qytetin e Lezhës. 22-vjeçari Aleks Laska ka marrë një plagë në këmbë dhe sipas njoftimit të policisë ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes disa të rinjve, ku ka pasur me pas të paktën 3 të shtëna me armë. Policia nuk ka gjetur njeri në vendngjarje, por më pas nga spitali është raportuar për një të plagosur. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit dhe autori i plagosjes. Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorëve.