Mes kërcënimeve të rritje nga Koreja e Veriut për zhvillimin e arsenalit të saj bërthamor, SHBA-ja dhe Seuli arritën një marrëveshje historike. Uashingtoni ra dakord të vendosë periodikisht nëndetëset amerikane të armatosura bërthamore në Korenë e Jugut dhe në këmbim, Seuli do të mbetet një shtet jo bërthamor.
‘Traktati ynë i mbrojtjes reciproke është i hekurt, dhe kjo përfshin angazhimin tonë për të parandaluar kërcënimin bërthamor. Ka çështje veçanërisht të rëndësishme të kërcënimeve të shtuara nga Koreja e Veriut pavarësisht se SHBA-ja ka vendosur sanksione. Në të njëjtën kohë, ne vazhdojmë të kërkojmë përparime serioze dhe thelbësore diplomatike për të forcuar stabilitetin në gadishull dhe për të adresuar shqetësimet tona për të drejtat e njeriut’, u shpreh presidenti Joe Biden.
Presidenti Yoon Suk Yeol e quajti deklaratën e Uashingtonit një zgjerim dhe forcim të strategjisë së masave të zgjeruara parandaluese. Dokumenti thotë se Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjen sulmeve ndaj aleatëve dhe partnerëve në mbarë spektrin e skenarëve të mundshëm bërthamorë dhe jo-bërthamorë.