Një ruse e cila kishte pozuar lakuriq para një peme të konsideruar të shenjtë në Bali për një foto që qarkullonte në internet është dëbuar nga ky ishull indonezian, njoftoi një zyrtar lokal të hënën më 17 prill, popullata hindu ishte e tronditur nga sjellja e turistëve duke mos respektuar kulturën e tij.
Gruaja 40-vjeçare, e identifikuar si Louiza Kosykh, u largua nga Denpasar në Bali të dielën në mbrëmje me një avion të nisur për në Moskë, disa ditë pasi u kap nga zyrtarët e imigracionit, tha për AFP Nengah Sukadana, kreu i agjencisë së të drejtave ligjore dhe të njeriut të ishullit.
Ajo u kap të mërkurën pasi një foto që e tregonte të zhveshur përpara një peme të nderuar 700-vjeçare, u bë virale në mediat sociale, duke zemëruar shumicën e hinduve në Bali, të cilët e konsiderojnë pemën të shenjtë.
Ajo pretendoi se fotografia ishte bërë disa vite më parë dhe nuk ishte në dijeni se pema konsiderohej e shenjtë.
Rusja, e cila pretendon se punon në investime në pasuri të paluajtshme, mbërriti në Bali në janar me një vizë të vlefshme deri në dhjetor 2024.
Dy javë më parë, një turiste ruse u dëbua nga ky ishull pasi postoi një foto ku shihet gjysmë e zhveshur në një mal të shenjtë për popullatën.
Autoritetet në Bali kanë lëvizur për të goditur shkeljet e ligjit nga turistët pas një sërë incidentesh për mungesë respekti për kulturën kryesisht hindu të ishullit.