Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në “Coachella”, një prej fesativale me më të mëdha në botë që mbledh të gjitha yjet ndërkombëtar. Një balerinë ra nga lartësia mbi një skenë gjatë një performance në festivalin muzikor. Ky moment është publikuar në rrjetet sociale, ku tregojnë balerinën duke u rrotulluar me kokë poshtë rreth njëzet metra larg skenës.
Ajo kishte rreth pesë minuta në skenë para se të ndodhte rënia. Mbetet e paqartë nëse ajo humbi ekuilibrin gjatë kërcimit dhe më pas u rrëzua apo nëse rënia ishte shkaktuar nga një rrëshqitje. Ajo u largua me barrelë dhe ndodhet aktualisht në spital.
Për fat të keq, nuk është hera e parë që ndodh një incident i tillë në “Coachella”. Në vitin 2019, një punëtor u rrëzua teksa po ngrinte një skenë në përgatitje për festivalin duke humbur jetën.