Presidenti francez Emmanuel Macron ka legjitimuar një projekt-ligj shumë jopopullor për reformën e pensioneve që rrit moshën e pensionit nga 62 në 64.
Ai nënshkroi ligjin disa orë pasi organi më i lartë kushtetues francez miratoi reformën, transmeton Hina, duke iu referuar BBC-së.
Pas nënshkrimit të ligjit, Macron deklaroi se motoja e tij është “kurrë mos u dorëzo”.
Këshilli Kushtetues hodhi poshtë thirrjet e opozitës për një referendum, por gjithashtu hodhi poshtë disa pjesë të reformës, duke përmendur mangësitë ligjore.
Pas vendimit të këshillit, protestuesit ndezën zjarr në të gjithë kryeqytetin francez Paris dhe 112 persona u arrestuan.
Që nga janari janë mbajtur 12 ditë demonstrata kundër reformës.
Sindikatat u zotuan të vazhdojnë të kundërshtojnë reformën dhe u bënë thirrje punëtorëve në Francë të kthehen në rrugë më 1 maj.
Macron pretendon se reformat janë të nevojshme për të parandaluar kolapsin e sistemit të pensioneve.
Në mars, qeveria përdori kompetenca të veçanta kushtetuese për të bërë ndryshime pa votim.
Ministri i Punës Olivier Dussopt tha se pret që reformat të hyjnë në fuqi në fillim të shtatorit.