Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka kërkuar një masë më të butë sigurie dhe për këtë arsye Apeli do të japë verdiktin e vetë sot në orën 15:00. Ish-zyrtari i lartë nuk u paraqit në seancë por përfaqësohej nga avokati i tij pasi ish-kryebashkiaku ndodhet në spitalin e burgut për shkak të problemeve shëndetësore.
Lefter Alla, bashkë me 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë, ranë në pranga për abuzim me një tender me vlerë rreth 3 milionë euro. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama e shkarkoi Lefter Allën nga detyra për shkelje të rënda.