Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut do të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit në fillim me intensitet të ulët e gradualisht fitojnë intensitet mesatar e lokalisht në veriperëndim deri të lartë.
Kjo situatë do të vijojë deri në orët e mëngjesit, më pas reshjet e shiut do të mbeten prezente gjatë ditës të herëpasherëshme por do të humbasin intensitet. Në zonat malore në lartësinë mbi 800 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi 1000 metra në juglindje reshje dëbore.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 10 m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3 ballë.