Në dokumentet e klasifikuara të Pentagonit kanë dalë në dritë të tjera detaje. Në shënjestër këtë herë është vënë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së për të cilin SHBA shprehet se i shërben interesave ruse. Dokumentet amerikane tregojnë biseda private midis Antonio Guterres dhe zëvendësit të tij që fokusohet në marrëveshjen e eksportit të grurit në Detin e Zi.
Disa dokumente përshkruajnë komunikimet private që përfshijnë Guterres dhe zëvendësit të tij që fokusohet në marrëveshjen e grurit të Detit të Zi , ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia në korrik pas frikës së një krize globale ushqimore
Marrëveshja e eksportit u ndërmjetësua nga OKB- ja dhe Turqia në korrik të vitit të kaluar për të ndihmuar në trajtimin e krizës globale të ushqimit që zyrtarët e OKB-së deklaruan se ishte përkeqësuar nga konflikti në Ukrainë. Muajin e kaluar, Rusia ra dakord të rinovojë marrëveshjen vetëm për rreth 60 ditë.