Mëngjesin e sotëm në Pogradec ka shpërthyer një bombol gazi në katin e pestë të një pallati. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen numër 5 ku fatmirësisht nuk ka të plagosur. Në momentin e shpërthimit në banesë kanë qenë dy të moshuar të cilët sipas asaj që kanë deklaruar kanë qenë duke konsumuar kafen e mëngjesit teksa bombola ka rrjedhur gaz e më pas ka shpërthyer.
Për pasojë shpërthimi ka shkaktuar dëme të shumta materiale ku dritarja e banesës nga kati i pestë ka fluturuar poshtë në tokë duke rrezikuar jetë njerëzish. Kjo rrugë është një nga rrugët më të populluara dhe me numrin më të madh të qytetarëve gjatë orëve të mëngjesit. Policia dhe zjarrfikësit në vendngjarje për hetimet përkatëse.