Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se sateliti i parë vëzhgues me rezolucion të lartë IMECE, i prodhuar me burimet vendase dhe kombëtare të Turqisë, do të hidhet në orbitën hapësinore më 11 prill.
“Ne do të vazhdojmë të ekzistojmë në garën globale të hapësirës falë burimeve tona njerëzore të trajnuara, aftësive që ofrojmë dhe teknologjive që kemi zhvilluar”, shkroi Erdogan në Twitter, transmeton Anadolia.
IMECE është një satelit me sensorë në distancë i prodhuar, me burime lokale, nga Instituti i Kërkimeve të Teknologjisë Hapësinore i Këshillit Turk të Kërkimit të Shkencës dhe Teknologjisë (TUBITAK).
“IMECE, i cili do të plotësojë nevojën për imazhe satelitore me rezolucion të lartë të vendit tonë, do të operojë në orbitë në një lartësi prej 680 kilometrash”, tha në një deklaratë Ministria Turke e Industrisë dhe Teknologjisë.