Policia e Krujës ka njoftuar se ditën e sotme ka vendosur në pranga një 64-vjeçar me inicialet B.I., i cili mbante pa leje një armë tip automatik.
Gjatë kontrollit të banesës së tij, përveç automatikut, janë sekuestruar edhe dhjetëra fishekë luftarakë që mbaheshin pa leje nga 64-vjeçari. Metarialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.