Policia e Lezhës ka njoftuar ditën e sotme se dy vëllezër janë zënë me njëri-tjetrin për prona dhe më pas sherri ka degjeneruar në rrahje.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në hyrje të qytetit, ku dy vëllezërit në fillim janë konfliktuar me fjalë pastaj me grushte dhe për pasojë njëri prej tyre ka mbetur më i dëmtuar dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Lezhës ku dhe po merr mjekimin.
Dy vëllezërit po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen.