Sot në Hagë zhvillohet seanca e dytë gjyqësore ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së. Pas parashtrimit të gjatë të akuzave nga prokurorët ndaj 4 çlirimtarëve shqiptarë që mbahen në paraburgim mbi dy vite, sot është radha e mbrojtjes për të argumentuar dhe mbështetur kërkesën e klientëve të tyre për pafajësi të plotë dhe rrëzimin e akuzave të ngritura.
Gjatë ditës së djeshme Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi thanë se është e papranueshme qëndrimi i tyre për një kohë kaq të gjatë në paraburgim. Ndërsa Prokuroria i akuzon për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Kosovë dhe Shqipëri gjatë viteve 1998-1999.