Të shtëna me armë janë regjistruar pasditen e kësaj të enjteje ku ka mbetur e plagosur një 60-vjeçare.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Ballagat të Lushnjës, ku e plagosura është identifikuar si Bajame Seneja, 60 vjeç. Ajo ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Seneja është motra e Kastriot Hasallës, i cili ndodhet në burg për vrasje.
Hasalla në 2021 vrau Romeo Hasallën dhe plagosi 3 të tjerë pas sherrit për tokën në Garunjas. Pikërisht kjo tokë është bërë sërish shkak të konfliktin me armë të regjistruar ditën e sotme.
“Ishim në gjyq sot për tokën, po vinim në shtëpi, na bënë pritë me armë. Jemi në gjyq për 2 hektarë tokë, Shaip Hasalla qëlloi para 2 vitesh, na qëlloi dhe sot”, ka treguar vëllai i Bajame Senejas.
Autori është identifikuar dhe vijon puna për arrestimin e tij.