Mbreti Charles i III, i shoqëruar nga bashkëshortja Camila mbërriti në Gjermani në të parën vizitë zyrtare jashtë Mbretërisë së Bashkuar, që kur u shpall monark.
Çifti mbretëror britanik u prit me nderime ushtarake në ceremoninë e mirëserdhjes pranë Portës së Brandeburgut, nga presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe zonja e parë Elke Büdenbender.
Mbreti Charls dhe Camila do të qëndrojnë për 3 ditë në vizitën zyrtare në Gjermani, ndërsa shprehën kënaqësinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe të miqësisë së vjetër mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë.
Pas ceremonisë së mireseardhjes, cifti mbretëror bashkëbiseduan me njerëz që kishin dalë t’i përshëndesnin.
Vizita e tyre e parë ishte planifikuar javën që shkoi në Francë, por u shty me kërkesë të presidentit Macron për shkak të protestave dhe trazirave që kanë përfshirë vendin për reformën e pensioneve.