Apeli i Gjykatës së Posaçme ka refuzuar ankimimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt për kontrollin e banesës së bashkëjetueses së tij dhe ish-bashkëshortes së tij. Apeli i GJKKO-së e ka cilësuar si të ligjshëm kontrollin e vilës në Hamallaj, duke ngelur kështu në fuqi sekuestroja që i është vendosur banesës. Të ligjshëm Apeli i GJKKO-së e ka cilësuar edhe kontrollin e vilës në Palasë.
Dy javë më parë ish-ministri Arben Ahmetaj i konsideroi të paligjshme kontrollet që janë bërë nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK në vilat në pronësi të bashkëjetueses së tij dhe ish-gruas. Sipas Ahmetajt kontrolli i vilave ishte anti-kushtetues pasi sipas tij nuk është marrë leje nga Kuvendi duke qenë se ai është deputet.
Ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt ndodhet nën hetim nga SPAK për shpërdorim detyre, pastrim parash, korrupsion dhe fshehje pasurie.