Presidenti i Federatës së Futbollit në Kosovë, Agim Ademi, është arrestuar për të paktën 48 orë nga policia. Mësohet se Prokuroria Themelore e Prishtinës e akuzon për kryerjen e dy shkeljeve që kanë të bëjnë me ‘keqpërdorimin e besimit’ si dhe ‘shmangie nga tatimi’.
Të dy këto akuza lidhen me drejtimin e federatës së futbollit, ndërsa policia ka pyetur edhe futbollistët e kombëtares. Një gjë e tillë është cilësuar skandal nga federate e Kosovës.
Pas dhënies së versionit të tij Agim Ademi të mërkurën nuk është ndjerë mirë dhe për rrjedhojë është dërguar në spital, atje ku po ruhet nga policia.