Modelja shqiptare, Jori Delli është ndër banoret më të reja që i është bashkuar Big Brother VIP Albania. Ajo mori vëmendje që nga hyrja që e bëri në një mënyrë të veçantë dhe ndryshe nga të tjerët duke u paraqitur me një vallëzim e shoqëruar nga disa balerinë. Bukuroshja zeshkane edhe në ditët në vazhdim është shfaqur provokuese duke mos hezituar që t’i tregoj linjat e saj joshëse të trupit.
Por, Jori në një prej spektakleve të fundit teksa shihet e veshur me një fustan të gjatë me një prerje deri te kofshët ka pasur një moment të pakëndshme. Teksa po ulej në kolltuk modeles i dolën pjesët intime dhe të brendshmet, por që këtë situatë e ka evituar me shpejtësi. Ndryshe, kujtojmë që Jori e cila prej vitesh jetën dhe vepron në Itali është shfaqur në reklama të ndryshme. Ajo vite më parë ishte pjesë e të tille me dy prej yjeve më të njohura të futbollit në botë, Cristiano Ronaldo dhe Neymar.