Dita e sotme do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet fillimisht në orët e para të ditës me vranësira e kthjellime. Më pas qielli do të kthjellohet në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen në zonat malore 5 deri 16°C, në zonat e ulëta 5 deri 24°C dhe në zonat bregdetare 8 deri 23°C.