93 pako me mallra të ndryshme, përfshirë veshje, produkte kozmetike, dhe pajisje elektronike të dyshuara të kontrabanduara janë sekuestruar nga policia gjatë operacionit të koduar “pakot postare 2”. Seksioni për hetimin e krimeve ekonomike dhe financiare ka shpallur në kërkim një 32-vjeçare, administratore e një poste private e cila tregtonte mallrat e kontrabanduara dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet.
Produktet e sekuestruara u konstatuan pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e tyre. Blutë gjithashtu nisën procedimin në gjendje të lirë për tre punonjës të tjerë të kësaj poste.