Ish miss-i Deta Kokomani ka treguar se natën kur u zhduk bosi Ervis Martinaj nuk ka qenë me të, por me një vajzë tjetër. Ajo ka hedhur akuza në drejtim të prokurorëve dhe disa mediave duke thënë se kanë bërë publike “dëshmi”, që ajo vetë nuk i ka thënë.
“Treçereku fjalive te kjo “dëshmia” s’janë thënë as nga un po nga prokuroret zhulsa të Ramës. Kanë shtuar detaje, kanë shtuar emra qe un s’i kam përmendur fare dhe i kanë dhënë për mediat pa të drejte.
Për të mos përmendur që lidhja ime me personin në fjale po përdoret për të mbuluar shumë gjëra se para se të zhdukej ka qenë me persona të tjerë duke përfshirë dhe një femër tjetër që po i mbrohet identiteti nga shteti. Me shumë nuk dua te flas dhe s’do flas se çdo fjalë përdoret sipas përfitimeve të mediave”, thotë Deta Kokomani.
Se kush është ajo vajzë me të cilën ka qenë Martinaj mbetet e paqartë. Ervis Martinaj ndodhet i zhdukur që prej datës 9 gusht, e ndërsa për fatin e tij nëse është gjallë apo vdekur nuk dihet asgjë.