Te Barcelona vazhdon situata e vështirë financiare. Për shkak të shpenzimeve të larta, katalanasit në situatën aktuale e kanë të pamundur që të bëjnë afrime në verë. Barcelona do të duhet që të mbledhë rreth 200 milionë euro nga shitja e lojtarëve aktualë, që të mund të kenë mundësi në verë të bëjnë blerje të reja.
Problemet financiare të gjigantëve katalanas vazhdojnë ndërkohë që drejtuesit duhet të nisin nga puna që të sigurojnë fondet e nevojshme që të bëjnë afrimet e duhura në merkaton e radhës.
Një muaj më parë, presidenti i Barcelonës Hoan Laporta deklaroi se klubi ishte në një pozicion të fortë dhe u zotua se do të shkurtonte rreth 170 milionë euro shpenzime nga pagesat e futbollistëve, ndërsa shtoi se nuk do të ishte e nevojshme shitja e lojtarëve.
Në verën e 2022, blaugranat afruan emra si Robert Lewandowski, Rafinja dhe Jules Kounde, ndërsa hasën vështirësi në regjistrimin e tyre.
Falë shitjes së të drejtave televizive, përballuan shpenzimet e kushtueshme. Por klubi katalans mendohet se ka një borxh me vlerë 1.1 milionë euro.
Por situata është vështirësuar për Barçën, pas eliminimit në fillim në Ligën e Kampioneve, e pastaj në Ligën e Europës.
Presienti i La Liga-s Havier Tebas shpjegoi se Barcelona nuk ka hapësirë për të bërë afrime të reja. Nga 650 milionë, klubi tani duhet të shpenzojë për rroga nga 450 mln euro, pra një shumë prej 200 milionë eurosh më pak.
Te katalanasit janë disa futbollistë që kanë ngjallur interesin e klubeve të tjera. Nëse Barça fiton 200 milionë euro nga shitjet, mund të shpenzojë vetëm 80 milionë euro.