Të rinjtë që nuk kanë mbështetje nga prindërit dhe miqtë e tyre kanë vetëbesim më të ulët se ata që kanë mbështetje nga familja apo miqtë e tyre.
Kështu thotë një studim i ri që merr në analizë të thellë vetëvlerësimin dhe vetëbesimin e adoleshentëve si dhe rolin që prindërit – veçanërisht nënat – por edhe miqtë luajnë në formësimin e mënyrës se si të rinjtë ndihen për veten e tyre.
Në kundërshtim me besimin e përhapur te shumica e adoleshentëve, mbështetja e miqve nuk duket se e kompenson apo pakëson vetëbesimin e shkaktuar nga mungesa e mbështetjes nga prindërit.