Jetmir Salaj fituesi i Big Brother 3, është mjaft aktiv në Instagram duke komentuar Big Brother Vip Albania II. Nëpërmjet një story në rrjetin social Instagram duke dhënë mesazh të fortë kundër produksionit dhe padrejtësinë që po i bëhet Luiz Ejllit.
Ai është shprehur:
‘Oh pika se latë nam transformuat një lojë në propagandë të pastër. Ju jeni mediokër në gjykim e analizë. Diskutimet që po bëhen sonte ne “Prime”, lenë shumë për të dëshiruar duke sulmuar vetëm një person’, u shpreh ai.
Jetmiri gjithashtu ironizoi dhe opinionistët e Big Brother dhe prezantuesen Arbana Osmani duke u shprehur :
“Në emrin tënd o popull. Të gjykon Hajdari. Shoqja Bana Bravo. Ja dhe shkronja e fundit e alfabetit. Zh”
Jetmiri është ndër të paktit nga ish pjesëmarrësit në Big Brother që guxon të komentojë në çdo moment.