Në vendin tonë, do të mbizotërojë mot me vranësira mesatare. Prani të pakta të reshjeve në skajet veriore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes pa ndryshime në mesditë. Temperaturat në zonat malore pritet të shkojnë nga 3 në 14°C, zonat e ulëta 5-18°C, zonat bregdetare 10-17°C.