Turqia nuk gjen qetësi. Mbrëmjen e djeshme ky shtet është goditur sërish nga një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter, raporton EMSC.
Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit Antakya, në një thellësi prej 19 kilometrave, mirëpo për fat të mirë nuk ka pasur raportime për të lënduar apo banesa të shembura.
Mirëpo, ajo që e bën situatën më të rëndë është se nga data 6 shkurt në Turqi kanë rënë 4 mijë tërmete, ose siç njihen ndryshe pasgoditjete.
Në total, si pasojë e këtyre tërmeteve që gjithashtu prekën edhe Sirinë, kanë humbur jetën mbi 44 mijë persona dhe qindra mijëra tjerë u lënduan.