Një aksident i rëndë ka ndodhur në Egjipt ku një furgon me pasagjerë ka goditur nga mbrapa një kamion dhe si pasojë kanë ndërruar jetë 6 persona dhe janë plagosur 3 të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në një autostradë në provincën veriore të Egjiptit e quajtur Ismailia.
Sipas raportit të mediave vendase, viktimat dhe të plagosurit janë shtetas palestinezë dhe ishin duke udhëtuar për në Rripin e Gazës.
“Ambasada do të ndjekë gjendjen shëndetësore të të plagosurve dhe trajtimin e tyre në spitalet egjiptiane deri në shërimin e plotë të tyre dhe kthimin e tyre të sigurt në atdhe”, tha ambasada palestineze në Kajro në një deklaratë për shtyp.