Kur dhe pak ditë bëhen një vit nga nisja e luftës në Ukrainë, Rusia vijon përplasjet jo vetëm me Kievin zyrtar në mënyrë ushtarake, por edhe pjesën tjetër të perëndimit.
Kësaj here në qendër të sulmeve janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov tha se SHBA po përdor një politikë “finoke” me shtetet, duke iu ushtruar presione atyre që nuk ndajnë të njëjtin qëndrim me të dhe “i përkëdhel”, cilin do që ka në krah.
“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë veprojnë në përputhje me traditat më të këqija të kolonializmit. Ata që nuk pranojnë të jetojnë sipas udhëzimeve të Uashingtonit dhe ndjekin një kurs të pavarur, ndëshkohen me sanksione të njëanshme, shantazhe, kërcënime, frikësime dhe shpesh me presion të dhunshëm. Ata që tregojnë besnikëri, pastaj u lejohet të gjitha,” tha ai.
Në të njëjtën kohë, akuzoi ministrin e jashtëm rus Perëndimi për “instinktet koloniale”.
“Krimet e kolonialistëve nuk janë të ndaluara në kohë dhe instinktet koloniale nuk janë zhdukur nga elitat e sotme perëndimore. Nuk është sekret se pasojat e kolonializmit, praktika e egër e shfaqjeve të tij moderne janë një nga arsyet kryesore për pabarazitë e thella në zhvillimin e shteteve të botës sonë,” shtoi ministri i jashtëm rus.