Një shtëpi e rregullt, piktura, arusha pellushi, një divan ngjyrë kafe, një dhomë e përdorur si palestër. Janë këto çfarë shihen brenda apartamenti ku bosi Matteo Messina Denaro kaloi muajt e fundit në arrati.
Në dhomën e ndenjes, një televizor, riprodhime të pikturave të famshme, si Luledielli i Van Gogh-ut dhe fotot e protagonistëve të filmit “Kumbari” dhe “Xhokeri”.
Kjo shtëpi është në Campobello di Mazara dhe është xhiruar nga karabinierët Carabinierit, të cilët në 16 janar i vunë prangat Denaros, gjatë kohës që po merrte mjekim nga tumori në një klinikë private në Palermo.